Krimet e Rënda vulosin fatin e Safet Bajrit dhe anëtarëve të mbetur të bandës

  • 25 September 2018 - 13:15
Krimet e Rënda vulosin fatin e Safet Bajrit dhe anëtarëve të mbetur të bandës

Një tjetër masë sigurie “arrest me burg” për të fortin e Shkodrës Safet Bajri, e treta brenda dy ditëve.
Këtë të martë Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të lërë në burg Bajrin, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje. Në burg kanë mbetur dhe 3 anëtarët e fundit të bandës së Bajrajve, të cilët nuk u gjykuan ditën e djeshme. Ata janë Izmet Idrizi, Denis Brajoviq dhe Klaudio Hoxhalliu. Krimet e Rënda vendosën burg për këta të tre.

Kujtojmë se ditën e djeshme në Shkodër, gjykata vendosi për burgosjen e Safet Bajrit  për llogari të drejtësisë belge ndërsa Krimet e Rënda nën akuzën e ndikimit të paligjshëm në lojërat e fatit (lloto). Vendimimin. avokati i tij mbrojtës u mundua ta apelonte përmes garancisë pasurore, por në fund nuk është pranuar nga gjykata e Krimeve te Renda.

Deri më tani 9 persona janë lënë në bug nga 11 të arrestuarit, ndërkohë që truri i grupit të rrezikshëm në Shkodër, Enver Bajri, mbetet ende në arrati. Ai mendohet se ndodhet i fshehur në Belgjikë.

(Kosova Sot)