Një muaj paraburgim për 25 vjeçarin që shkaktoi aksidentin me fatalitet në Prishtinë

  • 25 September 2018 - 14:38
Një muaj paraburgim për 25 vjeçarin që shkaktoi aksidentin me fatalitet në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masë paraburgimi kundër E.B, pasi i njëjti kishte kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”. I njëjti me datën 23 shtator derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tipit BMË X1, ka vepruar në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor, ku nga pakujdesia kishte goditur këmbësorin i cili kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për të shqiptuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit E.B.

Masa e paraburgimit është caktuar për një muaj, saktësisht nga data 23.09.2018 deri me datën 23.10.2018.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me dt.23.09.2018, rreth orës 15:50 në Bulevardin “Bill Klinton”, në Prishtinë, i pandehuri E.B derisa ishte duke drejtuar automjetin e tipit “BMË X1”, ka vepruar në kundërshtim me rregullat e Ligjit mbi Trafikun Rrugor, ashtu që nga pakujdesia kishte goditur këmbësorin, tani të ndjerin V.M, i cili në ato momente ka qenë duke kaluar rrugën së bashku me fëmiun tre vjeçar N.M, me ç’ rast i ndjeri V.M ishte goditur nga automjeti dhe kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse, vdekja e të cilit është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor i ndihmës së shpejtë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Ndërsa fëmiu N.M, nuk kishte pasur fare kontakt me automjetin, mirëpo si pasojë e frikës ishte transportuar në Qendrën Emergjente në Prishtinë.

Aksidenti në të cilin humbi jetën 65-vjeçari ndodhi të dielën, në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

(Kosova Sot)