Maloku: Të hetohen marrëveshjet e fshehta

  • 25 September 2018 - 15:09
Maloku: Të hetohen marrëveshjet e fshehta
Anëtari i Kryesisë së Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, afaristi Ramadan Maloku, për gazetën "Kosova Sot', thotë se heshtja e drejtuesve të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës ndaj kompanive të sigurimeve që kanë arritur një marrëveshje të fshehtë dhe kundër tregut të lirë në këtë takim që t'i fiksojnë çmimet në tregun e sigurimeve dhe që është një monopol i patër është tregues i papërgjegjësisë së kësaj agjencie. "Autoriteti Kosovar i Konkurrencës duhet që të hetojnë urgjentisht një marrëveshje të tillë dhe të ndëshkojnë këto kompani. Ngase, kjo nuk është hera e parë që kompanitë e sigurimeve kanë bërë marrëveshje të tillë antiligjore dhe monopolistike, ndaj këto kompani duhet gjobitur me shuma të larta", theksoi ai. Ndërsa, eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, për gazetën " Kosova Sot", tha se pronarët e kompanive të sigurimeve janë drejtpërdrejt në politikë apo të afërt me politikën që nuk i ndal askush. "Marrëveshja prej shtatë pikave, duke i harmonizuar çmimet, është në kundërshtim me ekonominë e lirë të tregut, duke e forcuar tregun oligopol në shërbimet e sigurimit", vlerësoi ai. 

(Kosova Sot)