Vuçiq sulmon Perëndimin nëpërmjet Vulinit: Nuk duan zgjidhje për Kosovën

  • 25 September 2018 - 16:03
Vuçiq sulmon Perëndimin nëpërmjet Vulinit: Nuk duan zgjidhje për Kosovën

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, ka hedhur akuza në drejtim të Perëndimit, duke thënë se atyre nuk po iu intereson që Serbia ta zgjidh problemin e saj me Republikën e Kosovës.

 “Ata të gjithë po punojnë kundër interesit të Serbisë, për ta zgjidhur çështjen me Kosovën”, ka thënë Vulin shkruan agjencia e lajmeve BETA.

“Fuqitë e mëdha po punojnë që të parandalojnë Serbinë që të vendos për veten dhe të zgjidh problemin me Kosovën’, ka shtuar tutje ai.

Sipas tij Perëndimi ka filluar që të dëgjojë edhe zërin e Beogradit në raport me dialogun me Kosovën, megjithatë thotë se ata nuk kanë interes që Serbia ta zgjidh këtë problematikë.

Vulin thotë se zgjidhja e çështjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në interes të të gjithëve.


(Kosova Sot)