Mustafa dhe Kurti kundër Thaçit: Të ndalet sa më parë rrezikimi i territorit

  • 25 September 2018 - 16:05
Mustafa dhe Kurti kundër Thaçit: Të ndalet sa më parë rrezikimi i territorit

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka tregoi se sot ka takuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin. Mustafa thotë se me Kurtin u pajtuar që të rrisin bashkëpunimin, në mënyrë që të ndalet degradimi i qeverisjes dhe rrezikimi i territorit.

Mustafa, përmes statusi në Facebook, ka njoftuar se me Kurtin u pajtuan që të bashkëpunojnë si opozitë, për kundërshtimin e qeverisë dhe planit të presidentit për ndryshim kufijsh.

“Sot u takuam me z. Albin Kurti, Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe biseduam për shumë tema që e rëndojnë aktualitetin në Kosovë. Shprehëm gatishmërinë të intensifikojmë bashkëpunimin opozitar në mënyrë që degradimi i qeverisjes dhe rrezikimi I territorit të ndalet sa më shpejtë. Vlerësuam bashkërisht se Kosova, si kurrë më parë, ka nevojë, për ndryshime”, shkroi Mustafa. 

(Kosova Sot)