Ilaçin e gjen te hormoni i kalit

  • 25 September 2018 - 17:29
Ilaçin e gjen te hormoni i kalit

Një grua që vuan nga një çrregullim i rrallë dhe i pashërueshëm i gjakut varet nga injeksionet eksperimentale të hormonit të kalit për të qëndruar gjallë, pasi që mjekët i kanë dhënë vetëm edhe tre muaj jetë. Blogerja e "YouTube"-it, Stephanie Matto, nga Konektikati i SHBA-së vërejti se, edhe me rastin e fërkimeve më të vogla, i paraqiteshin mavijosje të mëdha, të zeza dhe ngjyrë vjollcë. Kjo 27 vjeçe po ashtu kishte lodhje ekstreme, prandaj shkoi për t'i bërë analizat e gjakut., transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Raundi i dytë i trajtimit

Me këtë rast, mjekët zbuluan se ajo vuan nga sëmundja e rrallë e palcës ashtërore, të quajtur anemia plastike. Meqë për këtë sëmundje nuk ka ilaç, mjekët i thanë Stephanie-s se nuk kishte çka të humbte po ta provonte një trajtim të ri, ende eksperimental, i cili nënkupton injektimin e proteinave të kalit me qëllim të shkaktimit të një reagimi autoimun në organizëm, respektivisht ta ndalin organizmin nga sulmi kundër qelizave të gjakut. Ajo mori raundin e dytë të trajtimit në fillim të muajit, meqë ende është duke pritur një donator të përshtatshëm të palcës së eshtrave. 

 

Duart i bëheshin të mavijosura

Kjo blogere e hetoi këtë sëmundje kur edhe pas bartjes së qeseve të pazarit, duart i bëheshin të mavijosura. Asaj nuk iu vu diagnoza menjëherë, por pas shumë analizave të gjakut dhe transfuzionit të gjakut. Efekti i terapisë së re pritet të jetë normalizimi i prodhimit të pllakave të gjakut, apo trombociteve. Me këtë rast, mjekët konstatuan se terapia e re nuk kishte dhënë kushedi çfarë rezultatesh në këtë rast, prandaj ata bënë planin për një raund tjetër të trajtimit imunosupresiv. Nëse shpejt nuk gjendet ndonjë donator i përshtatshëm për të, atëherë edhe ky opsion do të bjerë nga kombinimi.  

 

(Kosova Sot)