Vetura godet një këmbësor në lagjen 'Arbëria'

  • 25 September 2018 - 21:13
Vetura godet një këmbësor në lagjen 'Arbëria'

Një këmbësor është goditur nga vetura sonte në orët e mbrëmjes në lagjen “Arbëria”, duke pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar për mediat online, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, si pasojë e lëndimeve, këmbësori është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

“Në ora 20:15 kemi pranuar informatën për rastin, në aksident janë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se me rastin tani po merret njësiti i trafikut. 

 

 

(Kosova Sot)