Sekretarja e VV'së: Protesta kundër Thaçit mund të eskalojë

  • 25 September 2018 - 21:52
Sekretarja e VV'së: Protesta kundër Thaçit mund të eskalojë

Sekretarja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Vlora Haxhimehmedi, ka folur për protestën e së shtunës, kundër presidentit Hashim Thaçi.

Haxhimehmedi ka garantuar se kjo protestë do të jetë paqësore, ndërsa nëse eskalon, sipas saj, do të jetë ndërhyrje e dikujt tjetër.

“Çdo eskalim do të konsiderohet ndërhyrje e dikujt tjetër. Nuk është pjesë e organizimit tonë, edhe masat të cilat kemi me i ndërmarrë janë edhe përmes kujdestarëve tanë. Vetëm te bina kemi me i pasë vetëm 70, përndryshe janë 300 kujdestarë që kanë me u kujdes që gjithë protesta me qenë paqësore”, tha Haxhimehmedi për kallxo.com

Sipas Haxhimehmedi, asnjë eskalim nuk do të tolerohet nga Vetëvendosje.

Ajo ka bërë të ditur se protesta do të zgjasë rreth dy orë dhe do të mbahet para ndërtesës së Qeverisë, ndërsa ka deklaruar se pret që protesta të jetë madhështore.

 

(Kosova Sot)