Behgjet Pacolli vazhdon të bëhet horë në Facebook (Video)

  • 26 September 2018 - 09:19
Behgjet Pacolli vazhdon të bëhet horë në Facebook (Video)

Behgjet Pacolli po e dëshmon se është i "ngutshëm" dhe me jo shumë përvojë, të paktën në menaxhimin e faqes së tij në Facebook.

Fillimisht, një zgjatje të shpejtë të dorës me Trumpin, në Facebookun e tij tentoi ta shiste si takim.

Ai e nxori fotografinë me kualitet të dobët nga videoja (screenshot) duke shkruar 

"Kënaqësi të takohem përsëri me Presidentin Donald Trump".

Pasi kishte komenta të shumta negative dhe përqeshëse, ai e largoi fotografinë dhe e postoi videon origjinale.

Por, as në këtë rast Pacolli nuk ishte i kënaqur.

Kjo sepse para zgjatjes së dorës, dëgjohet në prapavijë gazetari i RTV 21 Halil Mula teksa i thotë "Jepja dorën Trumpit".

Edhe për këtë rast kishte komente të shumta qesharake.

Kështu, pasi qëndroi disa orë videoja, ai sërish e fshiu atë, këtë herë duke "ia qëlluar" - e preu vetëm pjesën ku ishte dorështrëngimi dhe kaq.


 

?(Kosova Sot)