Ndryshim i temperaturave edhe në bregdetin shqiptar

  • 26 September 2018 - 10:32
Ndryshim i temperaturave edhe në bregdetin shqiptar

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët, por edhe relativisht i ftohtë në mëngjes dhe mbrëmje, si pasojë e rrymave ajrore me origjinë veriore.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i verilindjes me shpejtësi 2 – 25 m/s. Erë intensive përgjatë vijës bregdetare, por edhe zonave pranë tyre. Deti parashikohet i forcës 5 ballë, me lartësi vale 2.8-3.2 metra.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër 10/22 diell

Kukës 6/15 diell

Lezhë 9/20 diell

Dibër 5/14 diell

Durrës 11/23 diell

Tiranë 10/23 diell

Elbasan 11/22 diell

Berat 9/23 diell

Vlorë 14/23 diell

Korcë 6/14 diell

Gjirokastër 10/22 diell

Sarandë 12/23 diell.

 

(Kosova Sot)