Shqiptarët po pakësohen, Rama nxit lindjet duke rritur bonuset për bebet

  • 26 September 2018 - 11:34
Shqiptarët po pakësohen, Rama nxit lindjet duke rritur bonuset për bebet

Popullsia shqiptare këto dekadat e fundit ka ardhur duke u tkurrur.

Për këtë arsye kryeministri Edi Rama prezantoi sot planin për rritjen e bonusit për cdo bebe të lindur në Shqipëri.

“Më e bukura është ajo që do bëjmë për fëmijët e lindur në Republikën e Shqipërisë. Në vitet 2000 pata lancuar çekun e bebes me 50 mije lëkë të vjetra, u prit mirë, por u kthye në një problem në malin e borxheve të trashëguara që ne kishim edhe një borxh prej 50 mln dollarësh për bebet që nuk kishin marrë cekun që ju takonte, borxh që e shlyem edhe atë si 700 mld dollarë borxhe dhe si përfundim asgjë më s'ka ndryshuar në këtë politikë e cila rikthehet në rendin e ditës me një shumëfishim për fëmijët e porsalinduar nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Cdo fëmijë i parë i një çifti merr 8 fishin e kontriburtit pra 400 mijë lekë, çdo fëmija i dytë 16 fish ose  800 mijë lekë dhe fëmija i tretë 28 fish ose 1200 mijë lekë”, tha kryeministri Edi Rama.

(Kosova Sot)