Ambasadori O’Connell i quan trima kosovarët, por tregon vendin se ku duhet dëshmuar kjo

  • 26 September 2018 - 12:24
Ambasadori O’Connell i quan trima kosovarët, por tregon vendin se ku duhet dëshmuar kjo

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe ambasadori i Britanisë, Ruairi O’Connell, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për rishikimin e sistemit të drejtësisë.

Ambasadori O’Connell, tha se EULEX po largohet nga Kosova dhe se institucionet vendore të drejtësisë duhet t’i marrin të gjitha përgjegjësit.

“Kjo gjë është shumë e mirë dhe do të ketë përkrahje nga Britania e Madhe. Megjithatë nuk duhet të hezitoheni dhe të nguteni”.

Ai tha se të kosovarët e ka pa trimërinë në luftë, e tash sipas tij këtë trimëri duhet ta gjejnë prokurorët dhe gjyqtarët e Kosovës.

“Ata duhet të bëhen heronjtë e ri të vendit”.

 

(Kosova Sot)