KELMENDI: MARIONETAT E BEOGRADIT

  • 26 September 2018 - 14:12
KELMENDI: MARIONETAT E BEOGRADIT
 "Kjo gjendje është kryesisht e imponuar nga marionetat e Beogradit nacionalfashist, që na i ka imponuar qysh kur UNMIK-u zuri të formonte institucione 'shtetërore'", tha për "Kosova Sot" analisti Ibrahim Kelmendi

Komploti energjetik Sipas Kelmendit, tani po realizohet komploti i ri energjetik, me të ashtuquajturën termoelektranë "Kosova e Re", e cila në të vërtetë është "Kosova e krimit". "Shteti i Kosovës duhet t'i garantojë kompanisë amerikane 1.3 miliard euro kredi për 'investim' në termoelektranë me kapacitet vetëm 500 Mwh dhe duhet t'ia garanton çmimin e shitjes me çmim 80 euro për Mwh. Sikur qeveria t'i ofronte KEK-ut garanci për kredimarrje vetëm 500 milionë euro (dhe jo si amerikanëve 1.3 miliardë) dhe çmim të shitjes 50 euro për Mwh (dhe jo 80 euro, si i garanton amerikanet), buxheti i Kosovës do të fitonte në vit rreth 200 milionë euro, duke mos e dëmtuar buxhetin, siç do të ndodhë me kontratën kriminale që ka nënshkruar qeveria me korporatën amerikane", shpjegoi më tutje Kelmendi. "Zgjidhja urgjente është kjo: të anulohet ajo kontratë, t'i paguhen 19 milionë euro dënim korporatës amerikane për dalje nga kontrata (siç parashihet kjo mundësi në kontratë) dhe t'i ofrohen garancitë KEK-ut, që ta ndërton termoelektranën me kapacitet 500 Mwh me rreth 450 milionë euro (dhe jo me 1.3 miliardë, siç ka mashtruar korporata amerikane).Bile, nëse Qeveria do të garantonte KEK-un për të huazuar një miliardë euro, do të mund të ndërtohet dy termoelektrana me nga 500 Mwh dhe Kosova do të ketë fitim të madh nga eksporti dhe infuzion emergjent për zhvillim të shpejtuar ekonomik. Këto të tjerat janë fjalë që po i bëjmë nga fukarallëku mendor dhe ekonomik", vlerësoi ai. 

(Kosova Sot)