Lehtësuesi i dështuar shfaqet përsëri, përzihet në dialogun Kosovë –Serbi

  • 26 September 2018 - 14:21
Lehtësuesi i dështuar shfaqet përsëri, përzihet në dialogun Kosovë –Serbi

Robert Cooper një diplomat që e ka „lehtësuar“ jo me aq sukses dialogun Kosovë –Serbi, nën ombrellën e BE’së për disa vjet, është kthyer në Kosovë.

Pasi ka bërë disa takime, ai është kthyer në Bruksel,  ku ka shkruar një artikull që promovon atë që po bëjnë Thaci e Vuçiq me Mogherinin.

Ai thotë se palëve duhet t’u jepet kohë që ta shpjegojnë ndarjen e Kosovës/ korrigjimin e kufijve apo shkëmbimin e territoreve.

Cooper i cili gjatë negociatave në Bruksel më së shumti kishte rënë sy për kravatat e tij tani punon në Këshillin Europian për Marrëdhëniet me Jashtë.

Pjesë e këtij institucioni është edhe Carl Bildt, i cili gjithashtu i ka dhënë shtytje idesë për lëvizje  të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Mund të ketë versione të ndryshme të skemave të ndarjes. Kosova mund të lëshojë zonën në veri të lumit Ibër, e banuar pothuajse ekskluzivisht nga serbët dhe pastaj të fitojë njohje diplomatike dhe ndoshta të fitojë edhe disa lokalitete kryesisht të banuara në Serbinë jugore. Dhe pastaj ekziston çështja edhe më e vështirë dhe e rrezikshme e Maqedonisë, ku shqiptarët janë pjesë e konsiderueshme e popullsisë. Do të ketë patjetër nga ata që pyesin pse kjo nuk duhet të zbatohet edhe në Maqedoni. Kjo do të ishte seriozisht të luaje me zjarrin”, kishte deklaruar Carl Bildt kohë më parë.

Në ECFR shërbejnë edhe  ish-kryeministra, anëtarë të Parlamentit Evropian, Komisonerë të BE-së, etj

 

(Kosova Sot)