Prokurori për Zekën: Donta ta merrte kanunin në dorë, me na ba kahre

  • 26 September 2018 - 14:37
Prokurori për Zekën: Donta ta merrte kanunin në dorë, me na ba kahre

Prokurori i Themelores në Prishtinë, Rexhep Maqedonci, është tallur me fjalët dhe kërcënimet që i ka thënë ditë më parë deputeti nga radhët e NISMA’së, Milaim Zeka.

Prokurori Maqedonci ka treguar se deputeti Zeka është arrestuar pas një deklarata që ky i fundit ka bërë në një emision televiziv, duke thënë se do ta ndjek me kanun prokurorin Afrim Shefkiu, që po hetonte rastin e tij në lidhje me vizat.

Ai pas konfirmit të arrestimit të deputetit Zeka, Maqedonci, u tall dhe ironizoi me deklaratat e deputetit.

“Kemi pas frik mos pe merr Kanunin në dorë, me marrë në dorë, na bën kahre. Xhemal Abria ka vdek, tash s’ka kush na merr vesh me të. E për këtë e kemi arrestuar me ja ndal turrin”, është shprehur prokurori në një prononcim për Indeksonline.com

Ndryshe, Policia e Kosovës ka arrestuar në ora 9:00 të mëngjesit deputetin Zeka dhe i njëjti pasi është marrë në pyetje me vendim të i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

(Kosova Sot)