O'Connell: Prokurorëve dhe gjyqtarëve u duhet trimëria e kohës së luftës

  • 26 September 2018 - 14:58
O'Connell: Prokurorëve dhe gjyqtarëve u duhet trimëria e kohës së luftës

Ambasadori i Britanisë, Ruairi O’Connell, ka thënë sot se kosovarët kanë pasur shumë trimëri në luftë, sipas tij, këtë trimëri tani duhet ta gjejnë prokurorët dhe gjyqtarët e Kosovës.

O’Connell shtoi se prokurorëve dhe gjyqtarëve ju nevojitet trimëria e dikurshme e luftës, nëse kjo shfrytëzohet mirë nga punëtorët e sistemit të drejtësisë ata do të bëhen heronjtë e rinj të vendit.

Ambasadori britanik foli për largimin e EULEX-it nga Kosova dhe se institucionet vendore të drejtësisë duhet t’i marrin të gjitha përgjegjësitë.

“Kjo gjë është shumë e mirë dhe do të ketë përkrahje nga Britania e Madhe. Megjithatë, nuk duhet të hezitoni dhe të nguteni”, tha O’Connell.

Krejt këto u thanë gjatë takimit me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, ku ata edhe kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për rishikimin e sistemit të drejtësisë.


(Kosova Sot)