Dështuan premtimet e koalicionit për kthim të mjeteve të privatizimit

  • 01 September 2015 - 07:36
Dështuan premtimet e koalicionit për kthim të mjeteve të privatizimit

Paratë e fondit të mirëbesimit mbesin jashtë, fjalëve u del boja

Berisha: Është në traditën e kësaj qeverie t'i "hajë" ato që i premton

"Është meritë e ndërkombëtarëve që ato para nuk janë lejuar të kthehen në Kosovë, sepse edhe ato para do t'i vidhnin, sikurse e kanë plaçkitur pasurinë e Kosovës që nga paslufta e deri më sot", është shprehur deputeti i Nismës, Zafir Berisha

Ndonëse partnerët e koalicionit PDK-LDK kishin premtuar me një pompozitet të madh se me të ardhur në pushtet do t'i kthenin paratë e Procesit të Privatizimit dhe të Trustit Pensional në vendin tonë, me qëllim që të përdoren për zhvillim ekonomik, edhe 8 muaj pas instalimit të kësaj qeverisje të re me mentalitetin e vjetër asgjë nuk ka ndodhur në këtë drejtim, bile gjatë kësaj periudhe të qeverisjes Mustafa nuk është konstituuar as bordi i AKP-së, e lëre më që të kthehen paratë e privatizimit në vend. Deputeti Zafir Berisha thotë për gazetën se arsyeja se pse Qeveria e Kosovës nuk po i kthen mjetet që po ruhen jashtë vendit, si ato të procesit të privatizimit dhe të Trustit, është e qëllimshme."Në radhë të parë pushtetarët e kanë për synim rehatimin e militantëve partiakë nëpër këto borde dhe brenda mundësive që ta tjetërsojnë një pjesë të pasurisë së Kosovës". Berisha thotë se faktori kohë ka dëshmuar se është në traditën e kësaj qeverie që vazhdimisht t'i "hajë" ato që ka premtuar, sepse fillimisht premtohet e pastaj heshtet sikur nuk ka ndodhur asgjë... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)