Hoxhaj akuzon opozitën: Folën kundër vizave gjatë takimit me europianët

  • 26 September 2018 - 15:31
Hoxhaj akuzon opozitën: Folën kundër vizave gjatë takimit me europianët

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se sot opozita gjatë takimit me përfaqësuesit evropianë për viza, kanë folur kundër liberalizimit.

Në një postim në Facebook pas takimit me përfaqësuesit e shteteve anëtare, të cilët po e vizitonin Kosovën për herë të parë, e ku theks i vecantë i vizitës së tyre ishte liberalizimi i vizave, Hoxhaj tha se sjellja e përfaqësuesve të opozitës ka qenë për keqardhje.

Ai tha se megjithë agjendat dashakeqe të një pjese të politikës në Kosovë, lajmi i mirë për vizat do të vijë shumë shpejtë.

“Opozita sot hapur ka dal kundër liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Është për keqardhje sjellja e përfaqësuesve të disa partive opozitare në takimin me diplomatët e shteteve anëtare (COËEB) që po e vizitojnë Kosovën për herë të parë. Liberalizimi i vizave nënkupton liri udhëtimi për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe për anëtarët e opozitës. Lajmi i mirë nuk do të vonoj megjithë agjendat dashakeqëse të një pjese të politikës në Kosovë”, ka shkruar Hoxhaj.


 

(Kosova Sot)