Ish-oligarku i VV-së, Shpend Ahmeti, e zhyti në kaos Prishtinën

  • 26 September 2018 - 07:36
Ish-oligarku i VV-së, Shpend Ahmeti, e zhyti në kaos Prishtinën
Qarri: Me të drejtë sot kryeqytetasit pyesin se a ka fare kryeqyteti ynë administratë, inspektorë administrativë, specialistë të urbanizmit e të ndërtimit, si dhe, mbi të gjitha, a ka fare kryetar vetë Prishtina si kryeqytet i Kosovës

“Kryetari i Prishtinës nga PSD-ja, Shpend Ahmeti, do të kishte qenë më mirë që të vazhdojë traditën familjare të aktrimit e ta lërë politikën, sepse nuk po i rri mirë roli në skenën politike, pasi ai ka dështuar në udhëheqjen e kryeqytetit, duke i lënë problemet e qytetarëve pas dore dhe duke u marrë me politikën qendrore të partisë së tij. Skandalet me jahtin, abuzimet kriminale me mafio-oligarkët Devolli dhe nëntokën e krimit të ndërtimit dhe mospuna e bllokimet dhe zhvillimit në kryeqytet, rëndojnë edhe penalisht mbi kryetarin. Në këtë mandat, Shpend Ahmeti vetëm është sjellë si një i dehur dhe tepër i dëmshëm për qytetarët me nivel qytetarie, madje gjatë tërë mandatit të tij, duke u dhënë pas qejfeve e JAHTEVE, pas mafisë dhe mafio-oligarkëve të inkriminuar, duke u shëtitur nëpër kafene, restorante dhe lokale të shtrenjta natës dhe i financuar me paratë e krimit të organizuar, e duke mos marrë mundin që të pranojë në vizitë qytetarët dhe bizneset shembuj, ose edhe vetë t’i vizitojë bizneset e palidhura me politikën dhe qytetarët e tjerë me nivel e kulturë të lartë në të bërit biznes puro ligjor, por duke injoruar e duke bllokuar plotësisht ata, si dhe duke u dhënë në tërësi pas krimit dhe pas milionave dhe bosëve të mafisë kriminale të ndërtimit”, thotë për “Kosova Sot”, politologjia Liridona Bislimi

Duke analizuar vazhdimin e mandatit të dytë të qeverisjes nga Shpend Ahmeti si kryetar i Prishtinës, analistët politikë, por edhe qytetarët vazhdojnë ta kritikojnë atë për keqqeverisje dhe dështim total, gjë që ka bërë që edhe kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, të bëhet vetëm një shembull tipik i mosfunksionimit të shtetit, i parregullsisë dhe abuzimit ligjor, i dembelisë së Komunës dhe kaosit të përgjithshëm. Sipas politologes Liridona Bislimi, kryetari i Prishtinës nga PSD-ja, Shpend Ahmeti, do të kishte qenë më mirë që të vazhdojë traditën familjare të aktrimit e ta lërë politikën, sepse nuk po i rri mirë roli në skenën politike, pasi ai ka dështuar në udhëheqjen e kryeqytetit, duke i lënë problemet e qytetarëve pas dore dhe duke u marrë me politikën qendrore të partisë së tij."Dështimet në qeverisjen e kryeqytetit, Shpend Ahmeti po i maskon me përpjekjet e tij për të aktruar në skenën politike, duke u munduar që të kritikojë Qeverinë e Kosovës. Nga të gjithë politikanët, Ahmeti ka dëshpëruar më së shumti, sepse qytetarët e Prishtinës kanë qenë shumë të gatshëm për ndryshime, të cilat Ahmeti nuk ka arritur t'i zhvillojë në kryeqytet. Skandalet me jahtin, abuzimet kriminale me mafio-oligarkët Devolli dhe nëntokën e krimit të ndërtimit dhe mospuna e bllokimet dhe zhvillimit në kryeqytet, rëndojnë edhe penalisht mbi kryetarin", u shpreh ajo. "Në këtë mandat, Shpend Ahmeti vetëm është sjellë si një i dehur dhe tepër i dëmshëm për qytetarët me nivel qytetarie, madje gjatë tërë mandatit të tij, duke u dhënë pas qejfeve e JAHTEVE, pas mafisë dhe mafio-oligarkëve të inkriminuar, duke u shëtitur nëpër kafene, restorante dhe lokale të shtrenjta natës dhe i financuar me paratë e krimit të organizuar, e duke mos marrë mundin që të pranojë në vizitë qytetarët dhe bizneset shembuj, ose edhe vetë t'i vizitojë bizneset e palidhura me politikën dhe qytetarët e tjerë me nivel e kulturë të lartë në të bërit biznes puro ligjor, por duke injoruar e duke bllokuar plotësisht ata, si dhe duke u dhënë në tërësi pas krimit dhe pas milionave dhe bosëve të mafisë kriminale të ndërtimit", theksoi Bislimi për "Kosova Sot"

Komuna, çerdhe e militantëve dhe kushërinjve
Analisti Gani Qarri vlerëson se përditë e më tepër po vërehet qartë se pothuajse të gjitha dikasteret dhe institucionet komunale të kryeqytetit të KosovësPrishtinës, njëjtë si institucionet shtetërore dhe ato qeveritare, më tepër janë bërë çerdhe e rehabilitimit të militantëve politikë dhe shembulli më tipik i mosfunksionimit të shtetit, i parregullsisë dhe abuzimit ligjor, i dembelisë së funksionarëve të Komunës dhe kaosit të përgjithshëm, sa si institucione të pavarura që duhet të udhëheqin me një kryeqytet. "Problemet në rrugë, në shkolla, në administratë, në komunikacion, përfshirë ndërtimet e egra dhe dëmtimet e gjithanshme, të cilat nuk kanë të ndalur, e kanë zhytur Prishtinën aq në kaos të paparë, saqë me të drejtë sot kryeqytetasit pyesin se a ka fare kryeqyteti ynë administratë, inspektorë administrativë, specialistë të urbanizmi e të ndërtimit, si dhe mbi të gjitha a ka fare kryetar vetë Prishtina si kryeqytet i Kosovës. Për aq më tepër, edhe pse ky është mandati i dytë i kryetarit aktual Shpend Ahmeti në qeverisjen e kryeqytetit, mbetet shumë për të dëshiruar dhe tejet dëshpërues fakti se çka në realitet është duke bërë ky ekzekutiv, totalisht i paaftë në adresimin e problemeve kaq të mëdha të grumbulluara tash e sa kohë,me të cilat më së tepërmi ballafaqohen për çdo ditë vetë qytetarët e Prishtinës", u shpreh ai. "Megjithëse asgjë nuk funksionon si duhet në kryeqytet, kryetari vetë-falënderues i Prishtinës, përveç postimeve me dekor të zgjedhur në "Facebook", koncerteve dhe argëtimit deri në orët e vona të mbrëmjes, qoftë nëpër lokale të natës, apo në jahte të mafio-oligarkëve, si dhe pazareve me mafio-oligarkët për toka komunale, nuk bën as edhe një veprim më të voglin për të përmirësuar njëmend jetën e banorëve në kryeqytet", potencoi analisti Gani Qarri.

U harruan premtimet megalomane
Të dobët e cilëson qeverisjen e deritashme në Komunën e Prishtinës edhe Blerim Burjani. "Komuna e Prishtinës duhet më shumë të përkushtohet në zhvillim ekonomik, sepse ka një buxhet më të madhin në Kosovë, andaj duhet avancuar komponentin ekonomik, pastaj problemet pronësore dhe çështjet kadastrale që datojnë nga koha e LDK-së", theksoi ai. Sipas Burjanit, pozitiv tash për tash është vetëm fakti që Komuna aktuale e udhëhequr nga PSD-ja ka raporte të mira me OJQ-të dhe shoqërinë civile, derisa sukses që vlen të veçohet është përmirësimi i shërbimeve në sektorin e shëndetësisë, mjekësia primare dhe sekondare që po funksion dukshëm më mirë se në të kaluarën. Mirëpo, këto nuk mjaftojnë, sipas Burjanit. "Përderisa ka ngecje në disa fusha, përqendrimi në ndërtimin vetëm të shkollave për këtë moment nuk duhet të jetë fund i këtij mandati të Shpendit. Është premtuar ndërtimi i spitalit të Prishtinës dhe ende nuk ka shenja të fillimit, dhe edhe më tutje është problem i mbulimit me autobus të krejt kryeqytetit, pra ende ka shumë për të bërë. Ka ankesa në faturat mbeturinave që nuk vijnë me rregull çdo tre muaj, dhe vijnë me vonesë... Prishtina ka nevojë për parking të premtuar, por ende nuk ka filluar të ndodhë diçka. Ende po përmendet jahti dhe Devollët, por këtu s'ka ndonjë gjë tjetër akoma në sipërfaqe", tha Burjani për "Kosova Sot". Sipas Ragip Guraziut, dembelia e të parit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, po vërehet edhe gjatë mandatit të tij të dytë."Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është bërë një shembull tipik të funksionimit të parregullsive dhe abuzimit ligjor të kaosit të përgjithshëm. Tani është bërë kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, një shembull tipik i mosfunksionimit të shtetit, i parregullsisë dhe abuzimit ligjor, i dembelisë së Komunës dhe kaosit të përgjithshëm. Është ky mandati i dytë i kryetarit Shpend Ahmeti, por është dëshpëruese se çka është duke bërë ky ekzekutiv, totalisht i paaftë në adresimin e problemeve kryesore, që e tradhtoi edhe subjektin e vet politik, i cili ia siguroi votën dhe tani iku me një parti tjetër politike, u bë vetë kryetar i PSD-së", vlerësoi Guraziu. 

KRYETARI, I HUTUAR NGA PASURIA
"Shpend Ahmeti, i hutuar dhe i pirë pas pasurisë përrallore që e mori nga banda serbiane Devolli, atje larg syve të popullit thellë në det, në jahtin dhjetëra milionësh, nuk lodhi kokën më as për popullin dhe as për premtimet që i kishin dhënë para elektoratit, që i tradhtuan dhe i mashtruan si mos më keq. Shpend Ahmeti nuk merr iniciativa komunale, ai është njeri i statuseve në "Facebook", kështu që nuk pritet më shumë prej tij dhe kjo lë për të dyshuar se besimin e dhënë nga qytetarët, më tepër do ta shfrytëzojë në të mirë të interesit personal, duke përfunduar me dështimi të mundshëm", tha Liridonë Bislimi për "Kosova Sot". 

BADALLAJ: SHPEND JAHTI ME DEMBELIZMIN E TIJ KA TREGUAR PAAFTËSITË SE NUK ËSHTË NË VENDIN E DUHUR
Analisti politik Reshat Badallaj tha për "Kosova Sot" se kushdo që i ka sytë në ballë e sheh fare mirë që kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është tani pa zot shtëpie. "Shpend jahti është çaush vetëm në letër, se përndryshe ky me dembelizmin e tij ka treguar paaftësitë se nuk është në vendin e duhur. Shpend jahti është kriposur pas hajnisë dhe se është duke vepruar shumë mirë në këtë drejtim. Ka të ngjarë se së shpejti do të vijë dita se edhe ky Shpend zeza dhe të gjithë ata këlyshë që e rrethojnë rrotull do t'i ngrenë duart lart në shenjë dorëzimi se nuk munden më, janë bërë horë dhe mashtrues. Zaten, ky matrapaz dhe ata të tjerët Prishtinën e morën me mashtrime, dallavere, premtime boshe, që tashmë të gjitha u dolën në sipërfaqe dhe nuk e beson më kush...Vetëm ndaluni dhe mendoni se me çka merret SHPEND ZEZA, apo si po quhet tani Shpend jahti. Nuk merret me punët e Komunës, nuk merret me papunësinë, nuk merret me infrastrukturën si të ishte në KANDAHAR",tha Badallaj për "Kosova Sot". "Shpend jahti më së shumti ka hise në hilen e mashtrimeve dhe dallavereve që ia servuan popullit të shkretë dhe kjo ka bërë se ky ka mbaruar politikisht,prandaj kërkon shpëtim dhe strehë te banda serbiane DEVOLLI, që u bë super milionere me hajni, kërkon strehë edhe te ish- këlyshët e titizmit jugosllav dhe populli po i përcjell me shumë kujdes dhe se ka filluar të humbasë durimin dhe një ditë do të trazohet kundër këtij matrapazi dhe që do të strehohet te banda e vjetër e tij serbiane që quhet DEVOLLI", tha Reshat Badallaj për "Kosova Sot".

PRISHTINË APO KANDAHAR?!
"Tani në Prishtinë, në kryeqytet, nuk funksionon asgjë, dhe kryetari i Prishtinës, përveç postimeve në 'Facebook', koncerteve dhe argëtimit të natës, që tani i ka në qejf, qoftë nëpër lokale të natës, apo në jahte të mafio-oligarkëve, si dhe pazareve me mafiooligarkp për toka komunale, nuk bën as edhe një veprim për të përmirësuar jetën në kryeqytet. Dhe, kjo është injoruese për kryeqytetasit, kjo neglizhencë e kryetarit Shpend Ahmeti, gjatë tërë këtyre viteve, kur askush nuk e merr mundimin të kujdeset për vendosjen e rregullit në Prishtinë. Në vend se të ndjehen kryeqytetas, banorët sot përjetojnë një lloj Kandahari të përditshëm,që po dëshmohet dita -ditës se kryetari i rizgjedhur,Shpend Ahmeti, është zgjidhja më e gabuar që mund t'i ndodhte një kryeqendre si Prishtina", tha analisti Ragip Guraziu për "Kosova Sot".

ZEQA: PRISHTINASIT SOT PËRJETOJNË NJË LLOJ KANDAHARI NË QYTETIN E TYRE!
Në gjendje të tillë të dështuar tërësisht e sheh kryetarin Ahmeti, edhe analisti Florim Zeqa."Përveç qeverisjes në nivelin qendror, imazhin e shtetit e ka rënduar edhe qeverisja në kryeqytet. Pra, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina është bërë një shembull tipik i mosfunksionimit të shtetit, si pasojë e parregullsive urbanistike dhe abuzimit ligjor, i punësimeve në administratë në baza partiake, i dembelisë së kryetarit të Komunës dhe kaosit të përgjithshëm socioekonomik. Edhe pse ky është mandati i dytë i kryetarit Shpend Ahmeti në qeverisjen e kryeqytetit, është dëshmuar si ekzekutiv totalisht i paaftë dhe i papërgjegjshëm në adresimin e problemeve të qytetarëve. Pasi asgjë nuk funksionon si duhet në kryeqytet. Nuk ka si të jetë ndryshe, kur kryetari i Prishtinës, përveç postimeve në 'Facebook', koncerteve dhe argëtimit të natës, qoftë nëpër lokale të natës, apo në jahte të mafio-oligarkëve, si dhe pazareve me mafio-oligarkë për toka komunale, nuk bën as edhe një veprim për të përmirësuar jetën e qytetarëve në kryeqytet", u shpreh ai."Banorët e kryeqytetit ndihen të injoruar nga neglizhenca e kryetarit Shpend Ahmeti, i cili asnjëherë përgjatë dy mandateve nuk u përkujdes për vënien e rregullit urbanistik. Në vend se të ndjehen kryeqytetas, banorët sot përjetojnë një lloj Kandahari në qytetin e tyre, dhe atë në prezencën e madhe të ndërkombëtarëve, të cilët përçojnë imazhin e keq për Kosovën në vendet e tyre", theksoi Zeqa. "Tashmë të gjithë e kanë kuptuar se Shpend Ahmeti ishte zgjidhja më e gabuar që mund t'i ndodhte një kryeqendre si Prishtina. Qytetarët kanë filluar të shprehin hapur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisjes në kryeqytet, duke i bërë të qartë kryetarit për ndëshkimin që do t'i bëjnë me votë në zgjedhjet e ardhshme. Kryetar assesi, por as pragun zgjedhor nuk do ta kalojë Shpend Ahmeti me PSD-në e margjinalizuar, për çka pritet ta përjetojë edhe një herë ferrin e FER-it, pasi më nuk e ka VV-në dhe as partitë e tjera që mbështetin verbërisht 'zogun shtegtarë'", tha Florim Zeqa për "Kosova Sot".

Qytetarët ndihen të mashtruar nga Shpend jahti
Gazeta i ka pyetur edhe qytetarët e rastit, duke marrë vlerësimin e tyre për qeverisjen e Shpend Ahmetit edhe në këtë mandat të dytë, e të cilët vetëm sa kanë konfirmuar se falë dështimit dhe qeverisjes së tij të keqe, edhe Prishtina është bërë një shembull tipik i mosfunksionimit të shtetit. Pyetja i është dërguar edhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, por ai nuk ka kthyer ndonjë përgjigje për kritikat që adresohen në emër të tij. Sipas qytetarit Riza Sadiku, kryetari Shpend Ahmeti, sikurse në mandatin e parë edhe në të dytin, nuk do të mund të mbahet në mend për asgjë tjetër, veçse për dështimin e tij total dhe lidhjen për interesa personale me kompaninë 'Devolli', 'martesë' që e bëri në jahtin e tyre. "Unë për veten time diçka pozitive nuk po shoh si zhvillime dhe angazhime në kryeqytet, dhe ky kryetar për këto dy mandate që është tani, nuk e di se për çka do të mund të mbahet në mend, sepse secili kryetar komune kur zgjidhet, punon diçka dhe mandati i tij identifikohet me një monument pune që ka bërë për atë mandat, qoftë me ndonjë ndërtim të lartë publik, ndonjë shesh, rrugë, urë… shkolla, por këtu nuk është bërë asgjë. Ka filluar ta zëmë të bëhet rruga për në 'Veternik', por aty është marrja e Zotit se si po zvarritet dhe ka mbetur përgjysmë edhe ky projekt e nuk mund të lëvizësh si duhet as te lart, as teposhtë, i jep vetëm një pamje të shëmtuar gjithë qytetit. Pamje të shëmtuar i jep qytetit edhe rrethi tek është vendosur flamuri kombëtar, si flamur që e duam të gjithë ne, por nuk është në rregull që të jetë vetëm ai flamur, sepse shteti i Kosovës identifikohet me flamurin e vet tani, me të cilin na kanë njohur të gjitha shtetet deri më tash, prandaj ai flamur duhet ta ketë vendin e vet pikërisht aty dhe të valojë aty", u shpreh ai. "Ky kryetar nuk mund të mbahet në mend për diçka të mirë, edhe pse kemi pasur në fillim për të respekt dhe kemi pritur e shpresuar shumë, duke e llogaritur si student që ka mbaruar studimet në Amerikë dhe si profesor në AUK, dhe kjo na ka bërë në fillim të mendojmë se me qeverisjen e tij Prishtina ka për të pasur ndryshime të mëdha, por unë nuk po shoh asgjë për të vlerësuar dhe për të veçuar edhe pse tani ky është mandati i tij i dytë. Unë po mendoj se tani këtij kryetarit, Shpend Ahmetit i ka mbetur vetëm një punë që ta bëjë deri në fund të mandatit, të rrijë si kujdestar dhe t'i lëshojë dhe t'i ndalë këto fontanat nëpër sheshe, të cilat i ka bërë Isa Mustafa para 8 vjetësh, sepse me tjetër gjë nuk ka me çka të merret, ngase nuk ka bërë asgjë deri më tani", theksoi Rizah Sadiku. Po aq të dështuar e sheh qeverisjen e Shpend Ahmetit edhe qytetari Hajrullah Avdullahu. "Premtimet që i ka dhënë në të dy mandatet, as 20% nuk i ka realizuar. Shikojeni komunikacionin se si është i ngulfatur, nuk ka punuar asgjë për t'i realizuar ato që i ka premtuar. Unë ia kam dhënë edhe votën, por tani jam zhgënjyer. Ndërtimet pa leje po i shohim që po vazhdojnë akoma, lejet shkojnë e lëshohen me të njohshëm, me korrupsion. Krejt janë mbrapsht qysh kanë qenë edhe përpara, kurrgjë nuk ka ndryshuar. Këta po na mashtrojnë, sepse po më duket që populli akoma nuk është i vetëdijesuar sa duhet. Ne kemi menduar që partia nga vjen Shpendi është si më e re dhe ia kemi dhënë këtij votën, por për këto dy mandate nuk ka ndryshuar asgjë. Ai arriti ta mashtrojë e ta tradhtojë edhe partinë e tij, sepse ky është i lidhur ngushtë me këtë korporatën pro-serbiane 'DEVOLLI'. Ai e mori e çoi atje në Mal të Zi, në jahtin e tyre e kënaqi me para dhe ai tash nuk mendon hiç për qytetarët", theksoi Avdullahu për "Kosova Sot". 

(Kosova Sot)