Në Kukës të gjithë veshin xhupat

  • 26 September 2018 - 16:18
Në Kukës të gjithë veshin xhupat

Banorët kanë veshur xhupat. Kurse rrugët dhe sheshet janë boshatisur nga i ftohti.

Dimri në Kukës erdhi parakohe. Pas stuhisë, temperaturat ranë në 11 gradë celsius. Po hyjmë në muajine dytë të vjeshtës e kjo periudhë po shënon rekordin e radhës për mungëse të reshjeve. Nuk mbahet mend hera e fundit me reshje shiu.

Kjo për pasojë ka sjelle edhe pakësimin e burimeve ujore e rrjedhimisht edhe në uljen e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës. Fierza vijon punën me kapacitet të plotë të prodhimit të energjisë, por parashikimi i mot nuk jep shpresë për reshje të pakten edhe për disa ditë.

 

(Kosova Sot)