Partitë, prona private të liderëve dhe klaneve

  • 01 September 2015 - 07:27
Partitë, prona private të liderëve dhe klaneve

Mungon demokracia e brendshme në skenën politike 

Krasniqi: Partitë nuk janë në shërbim të qytetarëve, por të liderëve partiakë

"Qëllimi i këtyre partive graviton rreth interesave private. Si pasojë e këtij rreshtimi, edhe institucionet, ndonëse thirren publike dhe shtetërore, sipas mënyrës së funksionimit janë bërë thuajse private. Pas kësaj, kjo garniturë nuk ndalet vetëm në realizimin e qëllimeve private, por vepron edhe kundër interesave private të qytetarëve. E tërë kjo është shenjë e dembelizmit për t'u pasuruar shpejt në kurriz të të tjerëve. Pushtetin dhe shtetin e përdorin si instrument dhe nuk i japin kujt llogari", thotë analisti Isa Mulaj 

Liderët partiakë i konsiderojnë partitë politike si pronë private dhe të klaneve të tyre. Shumica e partive në Kosovë nuk janë të hapura për të rinjtë dhe nuk lejojnë mendim ndryshe. Disa parti në Kosovë janë mbytëse të demokracisë dhe janë të lidhura me oligarkët e ndryshëm. Politologu Nexhmedin Spahiu, mendon se nuk mund të priten ndryshme në partitë aktuale, përderisa të jenë gjallë themeluesit e tyre. "Klasa politike në Kosovë është e re dhe nuk mund të pritet demokraci brendapartiake përderisa themeluesit e tyre janë akoma gjallë. Nuk mund të pritet që dikush të garojë në PDK apo AAK e të thotë se unë jam pasues i denjë i Hashim Thaçit apo Ramush Haradinajt, përderisa ata vetë janë gjallë. Edhe nëse kjo ndodh, që lideri dhe themeluesi vetë të tërhiqen, si në rastin e Albin Kurtit, kjo duket e panatyrshme. Partia e vetme që ka predispozitat për demokraci të brendshme është LDK-ja, sepse themeluesi i saj nuk është gjallë. Por, këtu demokracinë e zhvilluar nga Fatmir Sejdiu e ka shkatërruar Isa Mustafa, duke e uzurpuar atë tërësisht", thotë ai... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)