Nga prerjet e vogla nuk i ndalej gjaku me orë të tëra

  • 26 September 2018 - 16:44
Nga prerjet e vogla nuk i ndalej gjaku me orë të tëra

Edhe në rastet e prerjeve më të vogla, Natalia Slazak nuk i ndalej gjaku me orë të tëra, për shkak të një sëmundjeje të palcës së eshtrave, e cila zvogëlonte aftësinë koaguluese të gjakut të saj. Në fillim të vitit, Slazak, 31 vjeçe, filloi të vërente mavijosjet, gjakderdhjen e mishit të dhëmbëve, si dhe gjakderdhjen nga hunda, si dhe faktin që prerjet e vogla nuk i shëroheshin. Kaloi me muaj të tërë duke shkuar në spital, para se diagnostikohej me anemi aplazike, një sëmundje e gjakut e cila prek rreth 1 në 25,000 njerëz, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Anemia aplazike mund të jetë e rrezikshme për jetën

Kjo sëmundje zvogëlon qelizat e gjakut ku, në rastin e zonjës Slazak, numri i trombociteve (qelizave që janë përgjegjëse për koagulimin e gjakut) kishte rënë në 6, krahasuar me vlerën normale prej 400. Por, fati në këtë fatkeqësi kishte të bënte me faktin se vëllai i saj, Lukas Slazak, doli të ishte donator i përshtatshëm, që mund t'ia jepte një pjesë të palcës ashtërore, për transplantim. Anemia aplazike mund të jetë e rrezikshme për jetë e rrezikshme për jetë dhe, në disa raste, mund të kalojë në leukemi. Është më e shpeshtë te fëmijët dhe te pleqtë (mbi moshën 60- vjeçare), por mund të paraqitet te të gjitha grupmoshat. 

 

E fitova betejën dhe jam gjallë"

Para se t'i nënshtrohej transplantimit të palcës ashtërore, ajo iu nënshtrua trajtimit me kimioterapi dhe me steroide, në mënyrë që trupi i saj të mos e refuzonte transplantimin. Përkundër terapive të rënda, ajo nuk zhvilloi efekte të shumta të padëshirueshme dhe e konsideron veten me fat për këtë shkak. 'Ndihem më e fuqishme dhe tanimë ndihem fituese, pa marrë parasysh se çka mund të mendojnë të tjerët. E fitova betejën dhe jam gjallë, gjë që nuk ka çmim. Sëmundja mund të më kthehet përsëri, në një gjendje edhe më të keqe, por e di se përsëri do të luftoj dhe do të përpiqem që të fitoj përsëri. Të gjithë atyre që mund të ballafaqohen me një gjendje të tillë, iu them që të mos dorëzohen dhe ta ruajnë pozitivitetin. Luftoni dhe mos lejoni që sëmundja t'ua shkatërrojë jetën

 

 

(Kosova Sot)