"Ushqimi ishte armiku im, kisha një çrregullim në ngrënie"

  • 26 September 2018 - 16:53

Avital Cohen, 23 vjeçe nga Izraeli, ka bërë fansa nga e mbarë bota, falë pamjes së saj të mrekullueshme, të bëra edhe në palestër. Por, këtë javë ky yll i medieve sociale, që tani ka një peshë prej më shumë se 50 kg, i tronditi fansat e saj pasi që tregoi se kishte vuajtur nga një çrregullim i ngrënies, vetëm katër vjet më parë. Duke postuar dy foto të saj në stilin "dikur dhe tani", ajo iu tha fansave të saj se, asokohe, ajo mendonte se ishte me mbipeshë.

 

"Kisha frikë të haja"

Postimi ka marrë më shumë se 93,000 pëlqime, ku ishin të shumtë ata që lavdëronin sinqeritetin e Cohen-it. Ja çka thuhej në postimin e saj: 'Ndryshimi im 2018 vs 2014; më parë kisha 42 kg, e tani 53kg'. Duke folur rreth 'betejës' së saj me ushqimin, ajo shkroi: 'Marr shumë mesazhe nga vajzat ku ma bëjnë të njëjtën pyetje: a ke bërë gjithmonë një jetë të shëndetshme? Më vjen keq t'ju zhgënjej, por jo! 4 vjet më parë vuaja nga një çrregullim i rëndë i ushqimit. Kisha frikë të haja, meqë e konsideroja veten të trashë.

Peripecitë e bukuroshes

Avital Cohen thekson: "Kurrë nuk kam qenë e kënaqur me pamjen time, apo me peshën time, kurrë nuk isha e kënaqur me vetveten meqë kisha qëndrim kritik ndaj trupit tim". Cohen më pas iu tha fansave të saj se filloi të shërohej duke ngrënë "gjashtë shujta të vogla në ditë". Ajo shton se 'ushqimi ishte armiku im në jetë. Ky është një rrugëtim të cilin e mora dhe e përqafova, me qëllim që të jetoja. Që nga ai moment jam një person më i lumtur, më pozitiv dhe më i shëndetshëm". Kjo bukuroshe thotë se vendosi që të publikonte këto peripeci, me qëllim që t'iu ndihmojë të tjerëve, që ta jetojnë sa më mirë jetën e tyre. 

 

(Kosova Sot)