Burjani: Komuna e Prishtinës duhet më shumë të përkushtohet në zhvillim ekonomik

  • 26 September 2018 - 17:08
Burjani: Komuna e Prishtinës duhet më shumë të përkushtohet në zhvillim ekonomik

Të dobët e cilëson qeverisjen e deritashme në Komunën e Prishtinës edhe Blerim Burjani. "Komuna e Prishtinës duhet më shumë të përkushtohet në zhvillim ekonomik, sepse ka një buxhet më të madhin në Kosovë, andaj duhet avancuar komponentin ekonomik, pastaj problemet pronë- sore dhe çështjet kadastrale që datojnë nga koha e LDK-së", theksoi ai. Sipas Burjanit, pozitiv tash për tash është vetëm fakti që Komuna aktuale e udhëhequr nga PSD-ja ka raporte të mira me OJQ-të dhe shoqërinë civile, derisa sukses që vlen të veçohet është përmirësimi i shërbimeve në sektorin e shëndetësisë, mjekësia primare dhe sekondare që po funksion dukshëm më mirë se në të kaluarën. Mirëpo, këto nuk mjaftojnë, sipas Burjanit. "Përderisa ka ngecje në disa fusha, përqendrimi në ndërtimin vetëm të shkollave për këtë moment nuk duhet të jetë fund i këtij mandati të Shpendit. Është premtuar ndërtimi i spitalit të Prishtinës dhe ende nuk ka shenja të fillimit, dhe edhe më tutje është problem i mbulimit me autobus të krejt kryeqytetit, pra ende ka shumë për të bërë. Ka ankesa në faturat mbeturinave që nuk vijnë me rregull çdo tre muaj, dhe vijnë me vonesë... Prishtina ka nevojë për parking të premtuar, por ende nuk ka filluar të ndodhë diçka. Ende po përmendet jahti dhe Devollët, por këtu s'ka ndonjë gjë tjetër akoma në sipërfaqe", tha Burjani për "Kosova Sot"

 

(Kosova Sot)