Aliu: Kamuflim para qytetarëve

  • 26 September 2018 - 17:10
Aliu: Kamuflim para qytetarëve

Kamuflim dhe improvizim e quan projektin "Drejtësia 2020", të cilën po e lanson ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, dhe analisti politik Bislim Aliu. "Është vetëm edhe një mashtrim i radhës dhe një kamuflim i madh para qytetarëve, se kinse është duke u bërë, para qytetarëve një reformë në drejtësi. Andaj, lirisht mund të themi se pa pastrimin radikal të Gjyqësorit, Prokurorisë, Policisë e politikës nuk do të ketë asnjëherë drejtësi, vetëm sa do t'u zgjatet agonia e qytetarëve nga padrejtësitë e shumta në sistemin e drejtësisë", u shpreh ai. "Dhe, kështu, edhe më tej do të vazhdojmë të mbetemi shtet i krimit të organizuar, ku gjithnjë, nëntoka kriminale dhe pushtetarët e inkriminuar do të mbetën përherë mbi ligjin?! Dhe, për këtë, pikërisht mungesa e sundimit të ligjit, që po ua mundëson pushtetarëve, që edhe më tej të zhvatin e të vjedhin pa problem shtetin dhe qytetarët e saj, ku ata e dinë lirisht dhe janë të sigurt, se nuk do t'i ndjekë për parregullsi askush",tha Aliu për "Kosova Sot".

 

(Kosova Sot)