Ordinancat private operojnë tinëz

  • 01 September 2015 - 13:53
Ordinancat private operojnë tinëz

Institucionet shtetërore e humbin betejën me ilegalët

Inspektorati Shëndetësor kërkon ndihmën e qytetarëve

Në bazë të informacioneve, që posedon inspektorati shëndetësorë parashihet se janë mbi 200 institucione private shëndetësore në Kosovë që operojnë pa licencë

Derisa kohëve të fundit të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë flasin për marrje të masave ndaj institucioneve private shëndetësore, të cilat veprojnë pa licencë, merret vesh se janë edhe një numër i madh i institucioneve private shëndetësore të cilat veprojnë ilegalisht në vendin tonë. Ardita Baraku, kryeinspektore në Inspektoratin Shëndetësor, ka thënë për “Kosova Sot” se parashihet se mbi 200 institucione private shëndetësore në Kosovë operojnë pa licencë. Ajo ka kërkuar edhe ndihmën edhe të palëve të tjera në mënyrë që të tejkalohet ky problem. “Çështja e identifikimit të ordinancave të palicencuara është punë e cila kërkon angazhim të vetë Inspektoratit Shëndetësor, por edhe të palëve tjera bashkëpunuese”, ka theksuar Baraku, duke shtuar se në bazë të informacioneve llogaritet se mbi 200 institucione private shëndetësore në Kosovë operojnë pa licencë. Sipas saj ky është një numër i përafërt, bazuar në gjetjet e deritanishme. “Ne kemi një burim të dhënave prej të cilit mundohemi t'i identifikojmë ordinancat e palicencuara private, dhe në bazë të disa parashikimeve ky fenomen tejkalon numrin prej 200 të ordinancave të palicencuara private, të cilat tashmë jemi duke i inspektuar”, ka theksuar ajo... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)