Edhe zyrtarisht, rasti “Muja” shkon në rigjykim

  • 01 September 2015 - 15:59
Edhe zyrtarisht, rasti “Muja” shkon në rigjykim

Gjykata e Apelit nëpërmjet një komunikate për media edhe zyrtarisht konfirmon se rasti i kryetarit të Prizrenit dhe zyrtarëve tjerë që janë dënuar nga shkalla e parë të kthehet në rigjykim.

“Gjykata e Apelit e Kosovës, ka pranuar ankesat e parashtruara nga avokatet mbrojtës në çështjen penale ndaj kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe të pandehurve të tjerë të këtij rasti, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prizren. Kolegji vendosi që i njëjti të anulohet, dhe çështja t’i kthehet gjykatës se shkallës se parë për rigjykim”, thuhet në komunikatë.

Apeli gjen se aktgjykimi në fjalë përmban shkelje esenciale të nenit 384, paragrafi 1.12 lidhur me nenin 370 paragrafi 6,7 dhe 8 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës, prandaj si i tillë është i paqëndrueshëm ligjërisht dhe është dashur të anulohet.