Biletë treni 1-mujore GRATIS, për europianët e rinjë

  • 01 September 2015 - 17:15
Biletë treni 1-mujore GRATIS, për europianët e rinjë

BE-ja po vuan nga tendenca në rritje pë ri-shtetëzim dhe ndarje. Vincent-Immanuel Herr dhe Martin Speer thonë se është koha për të balancuar këtë zhvillim dhe kanë nisur një fushatë e cila bën thirrje që çdo evropiani të ri t'i sigurohet një biletë treni pa pagesë, me kohëzgjatje prej një muaj, dhe kjo duhet t'i dhurohet pas moshës 18 vjeçare.

Bashkimi Europian është duke vuajtur nga rritja e tendencave drejt ri-shtetëzimit, dhe ndarjes. Vincent-Immanuel Herr dhe Martin Speer thonë se është koha që të gjindet një kundër-balans i kësaj gjendje, dhe kështuqë ata kanë lansuar një kampanjë e cila kërkon që secilit të ri në Evropë, pas arritjes së moshës 18 vjeçare t’i jepet një biletë treni një mujore (pa pagesë) me të cilën mund të udhëtojë në të gjithë rrjetin e hekurudhave Evropiane.

Vincent-Immanuel Herr dhe Martin Speer janë shkrimtarë dhe aktivistë të cilët jetojnë dhe veprojnë në Berlin.

Nëse i hidhet një sy lajmeve nga Evropa, kohëve të fundit gjithçka që mund të dëgjojmë dhe shohim janë lajme rreth: Krizës Greke, Referendumin Britanik, Vdekje të Refugjatëve – duke shkaktuar kështu edhe rritjen e ri-nacionalizimit në Hungari, Suedi, Francë dhe Itali.

Por cili është problemi në të vërtetë në gjithë këtë? A janë në të vërtetë problem financat, qasja politike kundrejt luftërave, apo interesat e pa-arsyeshme të cilat gjatë gjithë kohës ri-prodhojnë një gjendje të vazhdueshme të emergjencave në Europë? Apo është një arsye tjetër, diçka më e thellë, apo diçka personale?

Një vështrim në gjeneratën e të rinjëve në Europë mund të ndihmojë t’a shohim një imazh krejtësisht ndryshe. Shumë fëmijë, studentë, dhe të rinjë të punësuar apo ata të cilët janë në kërkim të punës, nuk ndajnë vizione nacionale apo perspektiva bardh-e-zi rreth problemeve të Europës. Ata nuk shfaqin ndonjë ‘mos-kokëqarje’ se çfarë ndodhë në shtetet tjera të Europës.

Shumë prej këtyre Europianëve të rinjë natyrshëm kanë një qasje të ndryshme ndaj jetës dhe dëshirojnë një kontinent të ndërlidhur; me kufinjë të hapur, shkëmbim njerëzish dhe ideve, mundësi të pafundme në vendin e tyre, dhe jashtë vendit të tyre. Por çfarë i bën të këtillë Europianët e rinjë? Një nga arsyet është, mund të merret në kontekstin se ata janë lindur në një botë të pasluftës së Ftohtë, duke ju mundësuar atyre që t’a jetojnë jetën e vërtetë europiane. Në anën tjetër, sigurisht jo të gjithë i ndajnë këto bindje, por ata të cilvt i nadjnë kanë një gjë të përbashkët – Ata udhëtojnë!

 

Udhëtimi – Një mënyrë për të tejkaluar nacionalizmin dhe ndarjen

Udhëtimi na mundëson që t’a zgjerojmë horizontin tonë, të vendosim kontakte me të tjerët, të mësojmë për nënçmimin dhe t’i përqafojmë dallimet. Na ndihmon që të kthehemi pas të përmirësuar dhe të ri-formuar, na mundëson që t’i vendosim drejtë qëllimet tona në jetë dhe t’i lidhim ato me vlerat tona. Dhe më e rëndësishmja udhëtimi n’a lidhë me qenjet tjera njerëzore. Duke njohur njerëz të rinjë, natyrshëm ne i humbim qasjet stereotipizuese dhe paragjykuese, të cilat i kemi bartur me ne për kohë të gjatë. Kështuqë, ndoshta Europa ka nevojë për udhëtime më shumë se kurrë më parë.

Ata që kanë udhëtuar në Balkan dhe që kanë njohur miq në Sofie të Bullgarisë, apo në Beograd – nuk do t’a pranojnë më emigrimin nga këto vende si një kërcënim.

Një nga shpikjet më të mëdha Europiane që mund të ndihmojë udhëtimin e të rinjëve, është bileta ndër-hekurudhore (një biletë, me të cilën udhëtohet në të gjitha shtetet Europiane). Që nga viti 1972 kur kjo biletë është lëshuar në përdorim, ajo ka ndryshuar jetërat e qindra-mijëra njerzve.

 

Investimi në të ardhmen e Europës

Projektet më të qëndrueshme dhe më të suksesshme dhe të cilat përkrahin unifikimin e Europës, janë ato të cilat kanë për qëllim krijimin e marrëdhënieve personale. Për shembull, nëse flasim për Erasmus+ apo programe tjera të shkëmbimeve, apo iniciativa si ‘Parlamenti i të Rinjëve Europian’ – ku njerëzit nga origjina të ndryshme mund të takohen me një sens të hapjes dhe kuriozitetit për përvoja dhe njohuri të reja, me anë të të cilave është krijuar një hapësirë bashkëpunuese dhe produktive. Relacionet personale mund të kenë efekte shumë afatgjata në një Europë të Bashkuar. Por ditëve të sotme, vetëm disa të rinjë kanë privilegjin për të shijuar këto lloj shkëmbimesh.

 

Të gjithë të rinjët Europian duhet të marrin një biletë treni ndër-Europiane, me kohëzgjatje një-mujore, pa pagesë

Në mënyrë që të të arrihet një balans i frikës së ndarjes, Herr dhe Speer sugjerojnë që të gjithë Europianëve të rinjë t’u jepet një biletë treni ndër-Europiane, pa pagesë – dhe kështuqë ata do të kenë mundësi që t’a eksplorojnë kontinentin e tyre. Kjo mundësi do t’i ofronte secilit të ri, pa marrur parasysh se nga vijnë apo gjendjes së tyre financiare – që të udhëtojnë anembanë Europës dhe të njihen me pasurinë e llojllojshmërisë kulturore në Europë.
Marrëdhëniet personale mes të rinjëve Europianë nga kombe të ndryshme mund të krijohen, e këto do të ofronin edhe potencial për një bashkim të ri Europian – me çrast programi ndër-hekurudhorë mund të hapej.

The për t’a arritur këtë, ka shumë hapësirë. Në ditët e sotme vetëm 170.000 njerëz përdorin biletën ndër-hekurudhore brenda një viti, një numër ky shumë i vogël duke pasur parasysh numrin e banorëve Europianë që arrin në 500.000.000, dhe prej tyre 170.000.000 nën moshën 30 vjeç. Kostoja për këtë iniciativë të orientuar nga e ardhmja do të ishte e menagjueshme, transmeton lajmi.net

Harta e rrjetit të hekurudhave në Evropë