Adoleshentja 14-vjeçare që u dashurua marrëzisht në 40-vjeçarin

  • 01 September 2015 - 18:41
Adoleshentja 14-vjeçare që u dashurua marrëzisht në 40-vjeçarin

Pasi e ndau nga gruaja dhe fëmijët, lindën problemet në lidhjen e tyre të dashurisë
 
“E thirra atë e ai më mori në shtëpinë e tij atë natë deri në mëngjes, kur babai më thirri dhe më tha se nëse na sheh të dy bashkë do të na vriste. Të nesërmen gruaja e tij i mori fëmijët dhe iku te prindërit e saj dhe kështu filluan përçarjet dhe unë nuk doja të rrija në atë shtëpi. I thashë ta marrim një banesë me qira, mirëpo ai nuk pranoi, e pastaj unë ika nga ajo shtëpi dhe erdha në këtë qendër strehimi”, ka thënë ajo
Është vetëm 14 vjeç, mirëpo fizikisht dukej sikur të kishte vite më shumë. Një vajzë flokëzezë dhe sy të kaltër dukej tejet e bukur, mirëpo në sytë e saj vërehej një pikëllim i thellë. Nganjëherë nuk fliste me askënd e nganjëherë dëshira për t’u liruar nga mendimet e shtynte të kërkonte bashkëbisedues. Kishte përjetuar gjëra tejet të këqija dy javë rresht e shpresonte se ato gjëra kanë përfunduar. Është kjo adoleshentja Arbenita G., 14-vjeçare, e cila rrëfen për gazetën tmerrin që kishte përjetuar. “U dashurova në një njeri më të moshuar, rreth 40 vjeç. Njëherë nuk e dija se ai ishte i martuar, sepse më gënjeu e kështu unë u dashurova në të dhe dilja shpesh të shëtisja me të pasi e mbaroja mësimin”, tregon ajo. Si e re që është kishte menduar një të ardhme me atë burrin, madje thotë se ishte e bindur se do të martohej me të, sepse edhe ai kështu i kishte premtuar. “Ai punonte në një institucion shtetëror dhe kishte të ardhura të mjaftueshme. Më premtoi se do të martohej me mua dhe unë do të shkollohem e pasi ta përfundojë edhe shkollimin universitar do të punojë afër tij. Kështu pothuajse gjashtë muaj dola me të, u njoftuam dhe gjërat shkonin shumë mirë”, thotë ajo.
 

E mbante larg nga familja

 
Mirëpo, kishte filluar pakëz të humbiste besimin në të kur kishte kërkuar të njoftohej me familjen e tij.“Dëshiroja ta njoftoja familjen e tij. Ai më thoshte se jeton me nënën dhe dy vëllezërit, ndërsa motra nuk kishte e as babin, sepse i kishte vdekur. Një ditë kur dolëm i thashë do të doja ta njoftoja nënën dhe vëllezërit tu, që të më njohin ata mua, por përgjigja që mora ishte se ka kohë edhe pak derisa t’i rregullonte disa gjëra në shtëpi, sepse kishin pasur një mosmarrëveshje mes vëllezërve. Kështu unë u pajtova, edhe pse fillova ta humbas besimin se një ditë do të më dërgonte në shtëpinë e tij, por këtë gjë nuk ia thash atij”, rrëfen ajo. .(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)