Kriza e emigrantëve: Protesta masive në kryeqytetin hungarez

  • 01 September 2015 - 19:28
Kriza e emigrantëve: Protesta masive në kryeqytetin hungarez

Me mijëra emigrantë kanë protestuar jashtë një stacioni të madh hekurudhor në kryeqytetin hungarez pasi policia kishte mbyllur terminalin për të ndaluar ata që udhëtojnë nëpër BE.

Turmat thërrisnin “Gjermania, Gjermania” dhe tundnin biletat e trenit pasi u detyruan të largohen nga stacioni Keleti në Budapest, shkruan BBC.

Hungaria është duke bërë përpjekje për të rivendosur rendin dhe zbatimin e rregullave të BE-së, thanë zyrtarët.

Në ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel, ka bërë thirrje për shpërndarjen e drejtë të refugjatëve nëpër Evropë.

Policët nga Austria thanë se 3650 emigrantë të hënën mbërritën në kryeqytetin austriak, në Vjenë, nga Hungaria, ndërsa shumica me synim Gjermaninë.

Të martën në mëngjes, gati 1400 persona kanë arritur në Munich, në pjesën jugore të Gjermanisë, pasi kanë udhëtuar nëpërmjet Austrisë.