Plagos me thikë moshatarin, pranga të riut shqiptar

  • 01 September 2015 - 19:46
Plagos me thikë moshatarin, pranga të riut shqiptar

Një shqiptar 20-vjeçar është arrestuar nga policia italiane e Riminit, me akuzën e tentativës së vrasjes e mbajtjes abuzive së armëve të ftohta. Ngjarja ndodhi në një nga diskotekat e njohura në plazhin e komunës së Igea Marina në provincën Riminit.

Shqiptari ka goditur disa herë me thikë një bashkëmoshatar italian, i cili ndodhet i shtruar në repartin e reanimacionit në spitalin e Riminit. Hetimet e para të policisë italiane nuk përjashtojnë pistën e drogës si shkak i grindjes së dhunshme mes dy të rinjve.

Grindja ka nisur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm në ambientet e brendshme të diskotekës “Beky Bay”, deri në momentin kur shqiptari e ka goditur nga pas në kurriz italianin, me një thikë te tipit ushtarak e me teh 16.5 cm të gjatë.

Shqiptari është arrestuar disa çaste më vonë nga policia e Riminit ndërsa po tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes. 20-vjecari italian ka precedentë penalë që lidhen me trafikimin dhe përdorimin e drogës.