Thaçi mbron Mustafën: Kur dikush të hyn në shtëpi, nuk ka më politikë

  • 01 September 2015 - 21:09
Thaçi mbron Mustafën: Kur dikush të hyn në shtëpi, nuk ka më politikë

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, këmbëngulë se marrëveshjet e arritura në Bruksel janë vetëm në favor të Kosovës. Thaçi ka thënë se asnjë ekspert dhe asnjë “njeri në botë” nuk mund ta gjejë ndonjë element ekzekutiv të Asoaicionit të Komunave Serbe.

Ndërkohë, ka mbrotjur kryeministrin Isa Mustafa, për fjalorin e përdorur në debatin me Vetëvendosjen.

Thaçi ka thënë se marrëveshjet e arritura në Bruksel, që janë produkt i Marrëveshjes së prillit, janë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

“Duke filluar prej marrëveshjes së prillit të vitit 2013 dhe këto nënmarrëveshjet që janë produkt i asaj marrëveshje, është respektuar Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Ai tha se Asociacioni i Komunave Serbe nuk ka asnjë element të kompetencave ekzekutive.

“Nuk ka njeri ekspert, opinionist, apo kushdo tjetër që mund ta gjejë vetëm një element ekzekutiv te Asociacioni”, ka thënë ai.

Tha se marrëveshja për demarkacionin, nuk ia ka humbur “asnjë pëllëmbë tokë Kosovës”.

“Sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, nuk është cënuar as një pëllëmbë në regjionin e Pejës, ku edhe ka reagime”, tha ai në “Zona B” të Klan Kosovës.

Ndërkaq në lidhje me debatin mes kryeminstrit Isa Mustafa dhe Vetëvendosjes, ai mbronë shefin e tij.

Thotë se kur dikush të hynë në shtëpi, aty përfundon politika.

“Etiketimet ndërmjet politikanëve, aty fjala e nxjerrë fjalën…Aty pushon politika, se kur dikush po të hyn në oborr, aty politikë më nuk ka. Po de me të hy në shtëpinë tënde”, thotë Thaçi, kur arsyeton fjalorin e kryeministrit Mustafa.