Shqiptari shpëton gjermanen nga vdekja në valët e liqenit

  • 01 September 2015 - 21:48
Shqiptari shpëton gjermanen nga vdekja në valët e liqenit

„Në fakt nuk më shkohej atë pasdite në liqenin Brombachsee. Por për t`ua bërë qejfin fëmijëve megjithatë shkuam”, kujton Valon Hallaçi, shqiptari 34 vjeçar nga Nürnbergu atë ditë “të çuditshme”. Kanë qenë njëqind arsye për të mos shkruar atë ditë në liqe… Dhe në një ditë të tillë ai ka shpëtuar një grua nga vdekja e sigurt, shkruan nordbayern.de.

Andrea S., një gjermane 52 vjeçe nga Ellingen-i, e cila e njeh veten si notare të mirë dëshiron të freskohet në liqe. Ajo thotë se që nga fëmijëria ka qene notare dhe se para se t`i ndodhte kjo që i ndodhi, habitej se si të tjerët mbyteshin në ujë.

Ajo hidhet ne ujë dhe provon të kalojë not një distancë që e kishte kaluar shumë herë të tjera. Por kësaj here po frynte një erë. Rrugën e shkuarjes e kalon pa problem por gjatë kthimit diçka nuk ishte në rregull. E dërmuar, Andrea provon të pushojë duke notuar në shpinë por një valë që vjen i fut ujin në gojë dhe kështu atë e kaplon paniku. Rreth 10-15 minuta ajo ka luftuar për jetë o vdekje. Pastaj, gruaja besimtare thotë se është lutur “Jezus, me ndihmo”.

Dhe në ato momente Valon Hallaçi me të shoqen Raben dhe tre fëmijët që po lundronin me një barkë me pedale e vë re gruan që po mbytej. Kur e pamë, u dhamë pedaleve me sa fuqi që kishim për t`iu afruar viktimës”, tregon Hallaçi. Gruaja e tij nuk e lejoi të hidhej në ujë.

“Kisha frikë se gruaja që po mbytej do të kapej pas tij dhe do të mbyteshin pastaj të dy” thotë gruaja e Valonit, Raba, transmeton albinfo.ch gazetën gjermane. Kështu, ai e nget barkën në afërsi të Adrea S., e kap në sekondën e fundit për krahësh dhe e tërheq trupin pothuaj të fjetur në barkë. “Ishte jashtëzakonisht e rëndë” thotë Valoni i fuqishëm. Dhe unë vetëm mund të shpresoja që ajo të ishte ende gjallë“.

Pastaj Valoni alarmon ndihmë e parë e cila vjen dhe e merr Andrean. “Ajo kishte nxjerrë nga goja shume ujë. Dhe jam shumë i sigurt se sikur ne të mos ndodheshim rastësisht aty, ajo do të ishte sot e vdekur”, thotë ai, transmeton albinfo.ch.