Shpëtohen dy persona të mbetur në pus

  • 01 September 2015 - 22:31
Shpëtohen dy persona të mbetur në pus

Ndërhyrja në kohë e dy punonjësve të Shërbimit zjarrfikës në Durrës u ka shpëtuar jetën dy personave që kishin mbetur të bllokuar në një pus uji në Shijak.

Mësohet së dy personat njëri 28 vjeç dhe tjetri 50 vjeç kishin hyrë gjatë paditës për të pastruar një pus uji.

Gazrat që çlirohen në thellësi kanë vënë në rrezik jetën e tyre, ndërsa banorët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës për këtë ngjarje. 

Ndërhyrja e efektivëve të zjarrfikëset rezultoi vendimtare pas dy banorët mundën të shpëtonin.

58-vjeçari u dërgua në spitalin e Durrësit ku po merr mjekimin nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërsa 28 vjeçari nuk kishte nevojë të paraqitej në spital.