Hospitalizohet ish-kancelari gjerman, Schmidt
Ish kancelari gjerman Helmut Schmidt është hospitalizuar për shkak të problemeve vaskulare.
Ish-kancelari gjerman, Helmut Schmidt është dërguar në repartin intensiv të spitalit të Hamburgut, transmeton Reuters.
Arsyet për hospitalizimin e tij, janë problemet vaskulare. Mediat raportojnë se nuk ka rrezik për jetën e tij, megjithëse “situata është serioze”.