Shefi i anti-drogës përplas për vdekje 17-vjeçarin në autostradë (Video)

  • 01 September 2015 - 23:00
Shefi i anti-drogës përplas për vdekje 17-vjeçarin në autostradë (Video)

Në orët e mbrëmjes së martë është shënuar një aksident automobilistik në autostradën Tiranë-Durrës me pasojë një person të vdekur.

Automjeti tip "Touareg" me targë TR 1767 T i drejtuar nga shefi i anti-drogës, Artan Shkëmbi që po udhëtonte nga Tirana për në Durrës, ka përplasur për vdekje një 17-vjeçar.

Viktima Eriglen Sinanaj i ka prerë rrugën makinës dhe ka kalur mes për mes autostradës 1 km larg një mbikalimi.

17-vjeçari në momentit e kalimit nga një krah i autostradës në krahun tjetër ishte bashkë me tre shokë. Tre miqtë e tij kanë kaluar përmes mbikalimit, ndërsa Sinanaj nuk ka përdorur rrugën e sigurt, por atë më të shkurtër që rezultoi edhe fatale për jetën e tij.

Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e gjashtë të autostradës, ku qarkullimi i automjeteve u bllokua për disa minuta. Policia ka arrestuar Shkëmbin, ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbardhur aksidentin.