Pakoja e Varfërisë

  • 02 September 2015 - 07:38
Pakoja e Varfërisë

Ndryshimet e TVSH-së, dështim i Qeverisë

Xhepi i konsumatorëve rëndohet me masat e reja fiskale

Nga vizita që gazeta u ka bërë disa marketeve, furrave, objekteve hoteliere, janë vërejtur vetëm rritje të çmimeve, por asnjë ulje të tyre, si: të bukës, vajit, kripës etj..Furrtarët ankohen se nuk kanë ulur çmimet për bukën, sepse miellin e paguajnë me çmime të shtrenjta dhe nuk mund të punojnë me humbje. Në markete janë vërejtur rritje të çmimeve në disa artikuj

Qytetarët e Kosovës kanë pritur se duke filluar nga dita e 1 shtatorit do të ketë ulje të çmimeve të artikujve elementarë ushqimorë, pas hyrjes në fuqi të Pakos së re Fiskale e miratuar nga Qeveria që njihet edhe si ulje e tatimit në vlerën e shtuar (TVSH), por ajo nuk ndodhi. Në ditën e parë të hyrjes në fuqi të kësaj pakoje qytetarët kanë hasur vetëm në rritje të çmimeve, por jo edhe ulje të tyre. Me këto ndryshime përfshihej premtimi për ulje të TVSH-së, për produktet esenciale për shtresat sociale nga 16 për qind në 8 për qind, pra në produktet si buka, uji, vaji, kripa, sheqeri etj., por në fakt dje nuk ka pasur ulje. Dhe derisa çmimi i bukës, miellit, vajit kripës e artikujve tjerë elementarë ushqimorë nuk ka ndryshuar fare, çmimi i ujit për pije është rritur për 4 për qind. Veç saj gjatë blerjes së orbitave në fatura shihet se është rritur TVSH-ja nga 16 në 18 për qind i orbitave. Nga vizita që gazeta i ka bërë disa marketeve, furrave, objekteve hoteliere, janë vërejtur vetëm rritje të çmimeve, por asnjë ulje të tyre si të bukës, vajit, kripës e artikujve të tjerë të domosdoshëm.... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)