Tre muaj burg për personin që kërcënoi djalin e Mustafës dhe Abrashin

  • 02 September 2015 - 09:02
Tre muaj burg për personin që kërcënoi djalin e Mustafës dhe Abrashin

Alban Morina nga Rixheva e Klinës, i cili në Facebook kishte kërcënuar me vrasje djalin e kryeministrit Isa Mustafa, dhe ministrin Arban Abrashi, do t’i vuaj tre muaj burgim. 

Shtypi vendor shkruan sot, se ndaj tij organet e rendit dhe të drejtësisë kanë vepruar shpejtë, ku pas arrestimit, menjëherë i është ngritur aktakuzë dhe i është shpallur aktgjykimi i cili e mban atë prapa grilave për tre muaj.

Morina, kishte shkruar në Facebook, duke iu drejtuar Besnik Mustafës, se shumë shpejtë do të vijë dita kur ai do të digjet me benzinë, përcjell Indeksonline.

Ndërsa, ministrin Abrashi e kishte kërcënuar me varje publike, pas një revolucioni që shumë shpejtë sipas tij pritet të ndodhë në Kosovë.