Ja me cilat tema të mëdha po përballet Kosova sipas Haradinajt

  • 02 September 2015 - 09:40
Ja me cilat tema të mëdha po përballet Kosova sipas Haradinajt

"Kosova po kalon momente të ndjeshme, kjo për shkak të tri temave të karakterit nacional." Kështu ka deklaruar kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, në një takim me anëtarë dhe simpatizantë të AAK-së në Lipjan.

“Gjykata Speciale, demarkacioni si dhe Asociacioni i komunave serbe, janë tri tema me shumë probleme. Prandaj kërkohet përgjegjësi dhe mobilizim i anëtarësisë së AAK-së, që të ketë qasje konstruktive por edhe kundërshtim të civilizuar, në mënyrë që të korrigjohet çka është e mundur”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka ttheksuar se cilësia e keqe në qeverisje mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, proces ky i cili po ashtu kërkon një mobilizim të përgjithshëm.