Qeveria miraton Ligjin e ri për Shërbimin e Jashtëm

  • 02 September 2015 - 09:55
Qeveria miraton Ligjin e ri për Shërbimin e Jashtëm

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar Ligjin e ri për Shërbimin e Jashtëm të Kosovës.

Me këtë rast, ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Tahçi ka thënë se ky ligj rregullon në afat të gjatë funksionimin e shërbimit të jashtëm të Kosovës dhe i shërben profesionalizimit të mëtutjeshëm të këtij shërbimi të rëndësishëm për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të vendit tonë, raporton “Kosova Sot Online”.

“Me anë të tij forcohen kriteret për pranimin në shërbimin e jashtëm, ndërsa sistemi i gradave dhe i procesit të gradimit të diplomatëve të karrierës është bërë më i qartë dhe përmes tij do të përmirësohet edhe trajtimi i diplomatëve të karrierës dhe të anëtarëve të familjeve të  tyre”, ka thënë ai.

Ai ka njoftuar për krijimin e programit të bursave të kësaj ministrie dhe pozitën e Inspektorit Diplomatik, i cili mund të fuqizojë mbarëvajtjen dhe menaxhimin efikas të misioneve diplomatike.

(Kosova Sot)