Dita e dytë e operacionit Anti-kanabis (Video)

  • 02 September 2015 - 14:09
Dita e dytë e operacionit Anti-kanabis (Video)

Pavarësisht debatit online, forcat e policisë vazhdojnë aksionin në shkallë të gjerë në zonën e Dukagjinit në Shkodër kundër mbjelljes së kanabisit.

Kjo video tregon momentet e aksionit policor në ditën e dytë.

Operacioni vijon në fshatrat Kasnec, Mgulle, Xhan, Pog dhe Kir të njësisë administrative Pult.

Deri në mesditë janë evidentuar 53 parcela me 7.943 bimë.

Në terren veprojnë 400 forca policore të ndara 25 grupe pune.

Në operacion veprojne forcat speciale RENEA, FNSH-të dhe Policia lokale Shkodër.

Operacioni drejtohet nga Drejtori i FLO, Niko Brahimaj.

Ditën e djeshme, gjatë operacionit u asgjesuan edhe 32.676 rrënjë kanabis në këtë zonë.

Në video shihet se si “çunat” shkallmojnë derën e një ndërtese, por ende në pranga nuk ka bërë kush.