Formulohet versioni përfundimtar për Ligjin e Dhomave të Specializuara

  • 02 September 2015 - 14:10
Formulohet versioni përfundimtar për Ligjin e Dhomave të Specializuara

Zyra e Komunikimit me Publikun në Ministrinë e Drejtësisë, përmes një komunikate ka bërë të ditur se versioni përfundimtar i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është hartuar, si dhe përkthyer në shqip dhe serbisht nga Bashkimi Evropian.

“Ministri i Drejtësisë ka kryesuar Ekipin Teknik, të themeluar nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, për shqyrtimin e legjislacionit të hartuar nga Bashkimi Evropian. Në shqyrtim të legjislacionit të pranuar, Ekipi Teknik ka dhënë propozime dhe ka ngritur çështjet paraprakisht të diskutueshme”, sqaron komunikata, trasnmeton Kosova Sot Online.

Bëhet e ditur se ky version është cilësuar si përfundimtar dhe se është procesuar me kërkesë të përfaqësuesve të BE-së.

“Versioni i fundit i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe, i pranuar nga Bashkimi Evropian, është cilësuar version përfundimtar dhe, si i tillë, është proceduar me kërkesë të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian”, shtohet në komunikatë.

(Kosova Sot)