Gjendet edhe një bombë 100 kg në Beograd

  • 02 September 2015 - 14:21
Gjendet edhe një bombë 100 kg në Beograd

Në bulevardin Zoran Xhinxhiq sot është gjetur edhe një bombë, që peshon rreth 100 kilogram, të cilën me shpejtësia e kanë larguar pjesëtarët e sektorit për situata të jashtëzakonshme, shkruan Tanjug.

Në byronë për marrëdhënie me publikun të MUP-it serb, kanë bërë të ditur se bomba është gjetur rreth orës 11 në bulevardin Zoran Xhinxhiq, vetëm tri metra larg vendit ku mbrëmë është gjetur bomba e parë.

Siç thuhet në ministrinë e brendshme, sipas gjitha gjasave bëhet fjalë për një predhë nga Lufta e Dytë Botërore.