Shpellën e Radavcit e ka harruar shteti

  • 02 September 2015 - 15:57
Shpellën e Radavcit e ka harruar shteti

Ndërtimi i shtegut dhe ndriçimi i shpellës do të shumëfishonte vizitorët

“Edhe pse para dy viteve është investuar nga paraja e taksapaguesve  në rregullimin e shtegut deri tek ujëvara e Drinit të Bardhë, si edhe është bërë ndriçimi i këtij shtegu, moshapja e shpellës për vizitorë në mungesë të ndriçimit, ende nuk e rrumbullakon ofertën e plotë për guidën turistike”, thotë Xhevat Bërdynaj

Hapësirat e peizazhet e bukura, oshtima e ujit që bie nga ujëvara e burimit të Drinit të Bardhë, të rrethuar me bjeshkë shkëmbore  dhe kanioni i këtij lumi, pushtojnë shpirtin e çdo vizitori. Aty deri pas lufte ishte vetëm një hidroelektranë e ndërtuar në fillim të vitit 1939 dhe që kishte sjellë dritat e para elektrike në qytetin e Pejës, e cila tani është privatizuar dhe funksionon për mrekulli. Hidroelektrana dhe shpella e Radavcit janë dy resurse turistike që vizitohen shumë.

Falë nismave të investitorëve vendorë në këtë vend deri më tani janë ngritur disa objekte hoteliero - turistike, pesë restorante të cilat kanë të punësuar mbi 100 veta. Xhevat Bërdynaj është ndër të parët që në pronën e tij ngriti restorantin që e pagëzoi “Ujëvara e Drinit”. Ai thotë se bukuritë e rralla që i ofron ky vend janë të pashfrytëzuara sa duhet. “Edhe pse para dy viteve është investuar nga paraja e taksapaguesve  në rregullimin e shtegut deri tek ujëvara e Drinit të Bardhë, si edhe është bërë ndriçimi i këtij shtegu, moshapja e shpellës për vizitorë  në mungesë të ndriçimit akoma nuk e rrumbullakon ofertën e plotë për guidën turistike në këtë pjesë shumë atraktive për vizitorët”, thotë Bërdynaj.

Shpella atraktive do investime

Virtyt Morina, nga Zyra e turizmit në Pejë thotë se ka mjaft interesim nga vizitorët për shpellat, ndërsa Zyra e turizmit ka përgatitur guidat e duhura për vizitorët. Oferta e komunës pritet që plotësohet edhe me shtigje e hyrje të tjera, që s’janë të pakta, në zonën që po synon të jetë një destinacion turistik për ata që kanë interesim, ku në radhë të parë hyjnë turistët nga Evropa Qendrore dhe Italia, që kanë një interesim bazuar në një traditë më të gjatë të eksplorimit të shpellave..(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)