Arrestohet një person në Runik për kultivim të bimëve narkotike

  • 02 September 2015 - 16:10
Arrestohet një person në Runik për kultivim të bimëve narkotike

Në fshatin Runik të Skenderajt, me urdhër të lëshuar nga gjykata, policia dje ka bastisur shtëpinë dhe pronat e një të dyshuari, mashkull, shqiptar, shtetas i Kosovës
Sipas raportit të policisë, gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar 23 bimë të llojit canabis sativa, si dhe rreth 1 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.