Të enjten publikohet raporti që tregon gjendjen e bujqësisë në Kosovë

  • 02 September 2015 - 16:25
Të enjten publikohet raporti që tregon gjendjen e bujqësisë në Kosovë

Nesër në Prishtinë do të publikohet Raporti i Gjelbër, i cili tregon gjendjen në bujqësi, të arriturat dhe sfidat dhe tregues për hartimin e politikave për vitin e ardhshëm.

Ky raport do të publikohet nga  Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Agjencinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ (Projekti “Promovimi i konkurrencës së sektorit privat në zonat rurale”).

Sipas një komunikate të MBPZH-së, në këtë prezantim do të prezent do të jetë edhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe Ambasadorja e Gjermanisë në Prishtinë, Angelika Viets.