Rusia do të ndërtojë mur në kufirin me Ukrainën

  • 02 September 2015 - 16:31
Rusia do të ndërtojë mur në kufirin me Ukrainën

Rusia ka njoftuar se në pjesën kufitare me Ukrainën do të ndërtojë një mur të sigurisë në lartësinë 2 metra

Departamenti i ruajtjes së kufirit të rajonit Rostov i shërbimeve të sigurisë federale të Rusisë në faqen e internetit ka publikuar njoftimin e tenderit për ndërtimin e një muri të sigurisë me gjatësi 3.22 kilometra dhe me lartësi 2 metra në kufirin me Ukrainën.

Sipas rregullave të tenderit parashikohet se kostoja e murit, i cili do të jetë i pajisur me tela me gjemba të kalojë 9.9 milionë ruble (afërsisht 150 mijë dollarë), transmeton AA.

Gjithashtu theksohet se muri i cili do të ndërtohet me qëllimin për të parandaluar aktivitetet e jashtëligjshme duhet të përfundohet deri me 1 dhjetor 2015.

Pas shpërthimit të krizës në Ukrainë, Rusia forcoi zonën kufitare prej 140 kilometra me Ukrainën. Sipas njoftimeve zyrtare theksohet se punimet për forcimin e kufirit krahas trafikimit të armëve dhe armatimeve ndërmerren me qëllimin për të parandaluar kalimet e jashtë-ligjshme me mjete nga Ukraina.