Motoçiklisti vdes në aksident

  • 02 September 2015 - 16:32
Motoçiklisti vdes në aksident

Një person ka humbur jetën pas lëndimeve që ka marrë në një aksident trafiku, raporton Kosova Sot Online.

Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Mogillë-Kllokot. Dyshohet se si pasojë e tejkalimit të parregullt, automjeti Golf, me targa 06, i drejtuar nga B.N., (1984), me vendbanim të përhershëm në fshatin Tërpezëtë Vitisë, ka goditur motoçikletën që po drejtonte serbi B. C. (1958), me vendbanim ne Kllokot, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Pas ndihmës mjekësore që atij i është ofruar në Spitalin rajonal të Gjilanit, B.C., është transferuar në QKUK në Prishtinë. Policia e Gjilanit, para pak çastesh ka njoftuar se B.C,. ka ndërruar jetë në spitalin e Nishit.

(Kosova Sot)