Uji që doli nga shpata e Mbretit osman

  • 02 September 2015 - 18:37
Uji që doli nga shpata e Mbretit osman

Kroi nuk shteron as kur merr thatësi e madhe

 “Duke kaluar pranë këtij kroi mbreti me shpatën e tij i ka rënë një shkëmbi dhe kështu aty paska dalë edhe uji, i cili që nga ajo kohë thuhet 500 vite më parë, është bërë burim për pije duke furnizuar gjeneratë pas gjenerate”, ka thënë Hajzer Dobërdalani

Automjete të shumta kishin zënë vend nën hijen e pemëve, që gjendeshin në atë hapësirë.  E, pas automjeteve qytetarë me shishe në duar prisnin në rend që t’i mbushnin nga gypi, tek i cili buronte uji pa ndalë. E quajnë ‘Kroni i Mbretit’, i cili gjendet në magjistralen Prishtinë-Pejë, më saktësisht në fshatin Koroticë e Epërme e komunës së Drenasit. Ky krua i rrethuar me beton nuk shteron asnjëherë as kur ka temperatura të larta. Vetë emri i tij ‘Kroni i Mbretit’, tregon që ky burim ka vjetërsi, pasi që tani nuk ka hierarki të mbretit. Këtë e konfirmojnë më së miri banorët e këtij vendi, të cilët kishin dëgjuar disa gojëdhëna për të. Hajzer Dobërdalani nga Fushë-Kosova, i cili kishte shkuar me vajzën e tij të vogël për të mbushur ujë thotë se si ka dëgjuar nga të tjerët, ujin e këtij kroi e kishte sjellë një mbret. “Nuk e di saktë ndonjë histori, mirëpo ashtu siç kam dëgjuar shumë shpesh një mbret i kohës së osmanëve e kishte nëmur malin e Galeshit dhe pastaj ai është tharë i tëri. Kështu, për shkak të asaj që kishte bërë, i kishin vdekur të gjithë ushtarët dhe ai i dëshpëruar kishte ardhur në këtë pjesë dhe i kishte rënë gurit me shpatë. Pas kësaj thonë se guri ka shpërthyer e ka dalë uji dhe kështu ai kishte sjellë ujë pas shumë kohësh, andaj edhe i ka mbetur emri Kroni i Mbretit”, ka thënë ai. 

Image

Brenda shkëmbit dy figura dhe një shpatë

Hajzeri kishte marrë me vete shumë shishe të vogla, të cilat i mbushi me ujë për t’i dërguar në shtëpi. “Unë jam këtu i Fushë---Kosovës dhe vij e marr ujë çdo ditë për të pirë. Nuk e di saktë sa litra, mirëpo një gjë e di që është shumë i mirë për pije”, thekson ai. Historia kishte ndryshuar nga brezi në brezi. Sipas Hazjerit nga ai vend një mbreti turk i kanë mbetur pa ujë ushtria dhe, as ai nuk kishte pirë ujë për disa ditë dhe kështu ishin lodhur tejet shumë e kërkonin zgjidhje. .(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)