Përgjysmohet numri i refugjatëve nga Ballkani

  • 02 September 2015 - 19:54
Përgjysmohet numri i refugjatëve nga Ballkani

Numri i refugjatëve nga vendet e Ballkanit që nga korriku e këndej është përgjysmuar.  Kjo u konfirmuar nga Ministria e Brendshme e Gjermanisë, raporton “tagesspiegel.de”.

Në javën e fundit të gushtit, vetëm 2,586 refugjatë nga vendet e Ballkanit Perëndimorë kanë kërkuar azil në Gjermani, derisa në fillim të korrikut numri i refugjatëve ishte 5.445 gjatë një jave.

Në fillim të këtij viti, vetëm nga Kosova kanë hyrë çdo ditë mbi 1 mijë njerëz.

Ndërkohë, në anën tjetër bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i refugjatëve që kanë kërkuar azil në Gjermani, ka shënuar rritje në këta dy muajt e fundit. Nga 17,900 që ishin në javën e dytë të korrikut, është rritur në 26 mijë në javën e javën e fundit të gushtit,  transmeton “albinfo.ch”.